Gjykata e Sarandës ka lënë në burg tre personat e arrestuar që dyshohet se kanë dhunuar noterin Thoma Kaçi disa ditë më parë.
Më konkretisht janë lënë nën masën arrest me burg Oltjon Pula (Kolonja) 39 vjeç, Elis Avduli alias Mile Xhafa 52 vjeç dhe Vladrias Himaj 34 vjeç.
Sipas Panorama, vendimi i gjykatës ishte i njëjtë me atë që ka kërkuar Prokurori Ilir Hoxha.
Mësohet se tre të dyshuarit nuk e kanë pranuar akuzën dhe kanë mbajtur qëndrim mohues bashkë me avokatët e tyre mbrojtës.
Këta të fundit kishin ardhur nga Gjirokastra e Tirana pasi asnjë Avokat në Sarandë nuk mori përsipër mbrojtjen e të dyshuarve për grabitjen e kolegut të tyre noter.
Megjithatë Prokurori Ilir Hoxha paraqiti disa prova, që sipas tij janë të mjaftueshme për mbajtjen të izoluar deri në përfundim të hetimeve të tre të dyshuarve.
g.kosovari