Në një kohë kur ka një përplasje të fortë brenda PD-së, ku Berisha ka nisur lëvizjen për rrëzimin e Bashës, ky i fundit ka nisur procesin për zgjedhjet në Forumin Rinor të PD-së.
Sipas njoftimit të PD-së, bëhet e ditur se ka nisur procesi i rifreskimit të strukturave të FRPD, ku kryetari i ri do të zgjidhet sipas parimit një anëtar, një votë.
“Forumi Rinor i Partisë Demokratike nisi sot procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat. Kryetari PD Lulzim Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën. Kryetari i FRPD-së dhe i forumeve drejtuese kanë mandat 4 vjeçar, ndërsa anëtarët e FRPD-së mund të jenë pjesë e forumit deri në moshën 35 vjeç”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga: Oriela Nebiaj, Hergert Alimerko; Dario Sejdini , Enkelejda Rica, Juela Hamati dhe Anita Doçi
Ky grup do të mbikqyrë mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit të anëtarësimeve, rifreskimit të të dhënave dhe zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe strukturat e Forumit Rinor.
Menjëherë pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve dhe riorganizimit, do të vijohet me zgjedhjen me 1 anëtar, 1 votë të kryetarit dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të FRPD-së në nivel qendror dhe lokal.
Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kanë mbaruar në vitin 2019.
Me sa duket Basha po tenton të “zbrese” ne baze dhe te filloje “aksionin” e tij politik kunder Berishes dhe “Foltores” se tij, me kete perpjekje per te marre dhe drejtimin e forumit rinor demokrat, permes mbeshtetesve te tij.
Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga:
Oriela Nebiaj
Hergert Alimerko
Dario Sejdini
Enkelejda Rica
Juela Hamati
Anita Doçi/m.j