Dashi
Venusi do të bashkohet me Mërkurin në zonën tuaj të miqësisë gjatë muajit shkurt. Kjo do të sjellë një periudhë emocionuese për ju. Janë miqtë ata që mund t’ju ndihmojnë më shumë në realizimin e ëndrrave dhe shpresave tuaja të preferuara. Hëna e Re e muajit janar do t’ju sjellë një fillim drejt një ndjekje shoqërore që me shumë gjasa do të përfundojë me romancë.
Përqendrohuni tek objektivat e përbashkëta në vend që të lini dëshirën për liri t’ju mbizotërojë. Angazhimet në punë mund të bëjnë që ndryshoni planet tuaja për takime.
Konfliktet në marrëdhëniet e afërta do të bëjnë thirrje për nivele më të larta mirëkuptimi. Jeta juaj dashurore do të kalojë në një fazë jo të mirë gjatë muajit shtator, por nuk është asgjë serioze për t’u shqetësuar.
Demi
Jeta juaj dashurore do të jetë shumë e ndezur gjatë fillimit të vitit. Do të jetë thuajse e pamundur që dikush t’ju rezistojë. Romanca do të jetë shpërblyese, dhe do të arrijë kulmin me një festë të madhe. Ju po e shikoni jetën dhe marrëdhëniet romantike me një perspektivë shumë optimiste dhe me shumë mundësi duhet të mendoni për plane gjatë verës.
Një kombinim i kreativitetit dhe imagjinatës do t’ju ndihmojë të përmirësoni marrëdhënien tuaj gjatë muajit mars. Kushdo që të jeni, do të bëheni më të ndjeshëm karshi ndjenjave të të tjerëve dhe do të përgjigjeni në mënyra pozitive.
Të bërit diçka të mirë për komunitetin do rrisë prestigjin tuaj. Miqtë dhe të dashurit tuaj përqafojnë forcën tuaj. Të qenit i ndershëm ju bën shumë popullor. Pranojeni partnerin ashtu siç është, dhe marrëdhënia do të pësojë një përmirësim të vërtetë.
Binjakët
Fillimi i vitit do të jetë i mbushur me premtime, nëse jeni në humor për të kaluar një kohë të mirë.
Nëse jeni single do të keni një mundësi për hallakatje romantike. Nëse e keni një partner, duhet të tregoheni disi të kujdesshëm. Nuk do donit të mërzitni një person që e dashuroni vetëm për shkak të disa flirtimeve të vogla.
Ana juaj seksuale do të kërkojë të shprehni vetveten gjatë muajit mars. Do të mendoni me të vërtetë të bëni disa ndryshime në look-un tuaj për t’u dukur më trendy. Kënaqeni veten me disa rroba të bukura. Karriera juaj në punë, do të ndikojë shumë në marrëdhëniet e juaja të afërta.
Nëse jeni single, një person që do vijë nga larg do të ndriçojë jetën tuaj dashurore në 4 muajt e fundit të vitit. Udhëtimi me një mik do të jetë kuptimplotë. Një dashuri e re mund të shihet në horizont gjatë muajit dhjetor.
Gaforrja
Ana juaj romantike do të kalojë në vend të dytë deri në fund të muajit mars. Jeta juaj dashurore do të vuajë përkohësisht, por kjo është diçka që nuk e keni ju në dorë. Filloni të mendoni seriozisht për jetën tuaj romantike pas muajit shtator. Nëse e nisni veten me këtë qëllim, atëherë do të tërhiqni shumë objektiva. Neptuni sëbashku me Mërkurin dhe Venusin në zonën tuaj të udhëtimeve parashikojnë një kohë të mirë plot udhëtime.
Nëse jeni single, ka mundësi të njiheni me të dashurin tuaj misterioz. Nuk është se do të jetë diçka serioze, por me siguri që do ta përmirësojë humorin tuaj.
Një keqkuptim mund t’i japë fund marrëdhënies suaj gjatë muajit gusht. Do të krijoni miqësi të reja e për pasojë njohje të reja gjatë gjithë tetorit.
Luani
Keni një grumbull me lidhje dashurie apo martesa që ju presin gjatë vitit 2016. Është planeti Saturn ai që e ka zaptuar zonën tuaj romantike dhe Neptuni që do të shtojë dozën e misterit dhe intrigat në jetën tuaj dashurore.
Në fillim të vitit do të jetë i shoqëruar me miqësi të reja.
Nëse jeni single, atëherë këto miqësi lehtësisht mund të kthehen në raporte romantike. Ndryshimet në mentalitet, apo qëllimet e ndryshme do t’ju shkaktojnë probleme në marrëdhëniet tuaja sidomos gjatë muajve të verës.
Ngjarjet rreth eklipsit hënor në muajin gusht do të shënojnë nisjen ose ndërprerjen e një marrëdhënieje. Mund të përdorni dhe internetin për të bërë njohje të reja. Nëse jeni në një lidhje, lini të dashurin tuaj të marrë pjesë në bërjen e ëndrrave tuaja realitet.
Virgjëresha
Ngjarjet e fillim vitit do t’ju bëjnë të ndjeheni të gëzuar shpirtërisht, sidomos përsa i përket implikimeve romantike.
Popullariteti juaj social do të rritet. Një ftesë e bërë do t’ju dërgojë në një udhëtim në një vend që nuk keni qenë asnjëherë më parë. Një romancë e re do të marrë drejtimin e duhur.
Një eklips diellor në muajin mars do t’ju vendosë në një rrugë romantike shumë emocionuese. Nëse e keni një të dashur, kjo do të jetë një kohë e mirë për të rindezur zjarrin mes jush. Marrëdhënia juaj do të kalojë në një fazë tjetër, do të bëjë një hap përpara gjatë muajit nëntor nëse jeni në një marrëdhënie.
Peshorja
Një qasje delikate do të funksionojë më së miri gjatë fillimit të vitit. Merreni shtruar dhe buzëqeshni sa më shumë nëse doni përparime në jetën tuaj romantike. Ndarja e ndjenjave tuaja me të tjerët mund të zbusë problemet që rrjedhin nga marrëdhënie të kaluara.
Do të rrezatoni sërish karizmën tuaj sidomos gjatë muajve shkurt e mars. Nëse jeni vetëm atëherë nuk do të keni problem në tërheqjen e ndonjë admiruesi. Udhëtimet në muajin prill mund t’ju vendosin në një rrugë të re romantike.
Nëse e keni një partner dhe marrëdhënia juaj e ka humbur shkëlqimin, qëndroni për ca kohë vetëm për të reflektuar mbi atë që po ndodh. Një e ardhme optimiste plot eksperienca të reja do ta bëjnë shpirtin tuaj të fluturojë gjatë muajit tetor.
Akrepi
Neptuni duket i vendosur në zonën tuaj të romancës, kënaqësive rekreative dhe sportive.
Këto interesa së bashku me eventet shoqërore do të jenë të gjalla gjatë muajit mars ndërkohë që Mërkuri dhe Venusi i bashkohen Neptunit duke shumëfishuar kënaqësitë dhe mundësitë romantike.
Ftesat dhe mesazhet romantike do të jenë të përditshme për një farë kohe. Do të mundoheni që nëse jeni të lidhur ta mbani fort marrëdhënien tuaj.
Nëse jeni single, do të jetë një sfidë e vërtetë për ju. Takimi i një personi që është gati për një marrëdhënie të re do të krijojë një balancë më të mirë të jetës suaj ndërkohë që ju i ktheni lidhjet në prioritet.
Shigjetari
Kalimi i kohës me persona që kanë të njëjtat besime shpirtërore si edhe ju, do ta ringjallë fillimin e vitit tuaj.
Viti 2016 do t’ju sjellë interesa të reja romantike. Nëse jeni në një marrëdhënie do të jetë një pikë kthese për ju si çift gjatë muajit mars. Mbase do t’ju duhet të zvogëloni kohën për angazhimet e tjera për t’u kënaqur sa më shumë në jetën tuaj private me të dashurin/ën. Organizoni një pushim romantik në një mjedis të bukur ku mund të rikrijohet lidhja juaj.
Për ata që janë single nuk përjashtohet mundësia për të njohur një person të veçantë në internet, edhe pse nuk do të jetë një lidhje e gjatë. Kjo për arsye se kimia juaj seksuale nuk do të përshtatet gjë që do të bëjë që të qëndroni vetëm shokë po jo të dashur.
Bricjapi
Ju mund të jeni në prag të një periudhe të kënaqshme plot romanca, socializime dhe udhëtime. Planifikimi i kohëve të mira do të jetë pjesë e rrugës së suaj gjatë këtij 365 ditëshi që vjen.
Me Marsin që do hyjë e do dalë në zonën tuaj të socializimit, gjysma e parë e vitit do të jetë e dobishme falë njohjeve të miqve të rinj, kohë e cila do të jetë e shpenzuar me mençuri. Perspektivat janë optimiste për romanca në muajin prill.
Mërkuri në zonën tuaj romantike do të risjellë “në jetë” një problem nga një marrëdhënie e vjetër më herët gjatë këtij viti. Megjithatë varet nga aftësitë tuaja për t’u treguar diplomat.
Mos refuzoni takime të reja deri në fund të vitit. Interesat e ndara me një partner do të sjellin kënaqësi për të dy ju.
Ujori
Partneri juaj apo personi me të cilin do të bini kokë e këmbë në dashuri në fillim të vitit do të jetë prioritet në të gjitha ëndrrat dhe planet e juaja për muajt që po vijnë. Ditët më të bukura që ëndrrat e juaja romantike do të bëhen realitet janë 9 janari, 20 korriku dhe 7 shtatori.
Saturni në zonën tuaj të miqësisë do të kontribuojë në rritjen tuaj të popullaritetit. Edhe pse rëndësia më e madhe do t’i kushtohet jetës suaj sociale dhe financiare gjatë 8 muajve të parë të vitit, romanca do të jetë një pikë e fortë në 12 muajt e ardhshëm.
Partneri juaj do të jetë i gatshëm të bëjë shumë gjëra për ju. Për ata që janë të lidhur, teksa shohin se dashuria e tyre do vazhdojë të shtohet në muajt në vijim, mund të bëjnë një plan për martesë gjatë verës.
Peshqit
Një takim i papritur apo një udhëtim surprizë në fillim të vitit mund të jetë shkëndija e një romance të re emocionuese. Nëse e keni një partner, largimi nga gjithçka mund t’ju frymëzojë të dyve të përmirësoni jetën tuaj dashurore.
Jupiteri gjatë 8 muajve të parë të vitit 2016 do t’ju ndihmojë si nga ana profesionale ashtu edhe në lidhjet romantike. Dashuria do të zbehet për ju në fillim të muajit korrik.
Për ata që janë të lidhur, mund ta shohin gjysmën e dytë të muajit gusht si një kohë të mrekullueshme për të planifikuar ceremoninë e martesës, ndërkohë që udhëtimi jashtë vendit mund të jetë pjesë e kalendarit tuaj gjatë muajve shtator ose tetor.