Prokuroria e Krujës procedon për shpërdorim detyre 3 zyrtarë të ujësjellësit në këtë qytet.
Hetimet po kryhen për Ledio Çela, administrator i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve; Andi Kupa, drejtues teknik në këtë institucion; si dhe Ervin Karafili, me detyrë shef i shërbimit epidemiologjik dhe higjienës në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor.
Po ashtu, ndaj tyre është dhënë masa pezullimit nga detyra deri në përfundim të hetimeve.
Prokuroria dyshon se këta persona kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm në qytetin e Krujës me pasojë dëmtimin e shëndetit të qytetarëve.
Organi i akuzës i ka nisur hetimet për këtë dosje për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës”.
Gati dy javë më parë dhjetëra qytetarë të Krujës u paraqitën në urgjencën e spitalit me shenja të helmimit, që sipas mjekëve kjo ishte ishte krijuar nga uji i pijshëm.
/b.h