Arben Isufaj, i njohur si ‘Ben Qimja’ është marrë ne pyetje nga policia ne lidhje me vrasjen e biznesmenit Demir Backa. Gazetarja Anila Hoxha raporton se Isufi i është përgjigjur ftesës së policisë, për të dhënë deklaratën duke mohuar përfshirjen në vrasje, por pranon se ka pasur konflikt në 2016. Ai ka thënë në polici se dhe pse nuk ishin pajtuar, ai e kishte falur Backën.
Ai tashmë është lënë i lirë pasi deklaroi se ngjarjen e mësoi në mediat ndërsa ishte në shtëpi në Tiranë. Policia i ka shkuar tre here ne banese Ben Qimes, duke mos e gjetur aty, pasi është zbuluar se 5 vite më parë ka pasur një konflikt me Backen.
Biznesmeni Demir Backa u ekzekutua me breshëri plumbash më 23 tetor në qytetin e Fierit. Pesë persona morën pjesë në krimin për ekzekutimin e Backës. Pas krimit autorët dogjën një automjet në dalë të Fierit. Policia ka shoqëruar disa persona, por ende dhe sot nuk ka asnjë informacion për kapjen e autorëve./ tch
g.kosovari