Pediatria e Korçës është mbushur plot me fëmijë që janë prekur me një lloj virusi që është ngjitës.
Shefi i pavionit, Robert Rado ka bërë me dije se fëmijët janë infektuar me koksaki-virus që është shumë ngjitës me shenja specifike në gojë, lëkurën e duarve dhe këmbëve.
“Kohët e fundit janë vënë re shfaqja e një virozë specifike që shfaq disa shenja në lëkurë, përreth gojës, në këmbë. Kjo është një virozë specifike që mesa shikojmë është dhe ngjitëse, dhe nëse prindërit kanë raste të tilla duhet që të kontaktojnë me mjekët dhe për një periudhë 1 javore nuk duhet që t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe dhe në kopësht pasi kjo kalon nga një fëmijë në tjetrin. Nëse ka temperaturë dhe të vjella duhet të marrim masa të tjera”, është shprehur mjeku.
Sa i përket përhapjes së Covid, tregon se nuk ka pasur shumë raste te fëmijët.
/a.r