Gjykata e Lezhës ka dënuar me 21 vite e 4 muaj burgim Mikel Alia, 42-vjeçarin që nxorri në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi. Ky i fundit mbeti i vrarë me armë më 2 Tetor 2019.
Ndaj Mikel Alia u ngrit akuza e vrasjes pasi ishte personi që nxorri në pritë të ndjerin Eri Zefi për ta ekzekutuar. 42-vjeçari u shpall fajtor për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Trupa gjykuese dha 32 vite burgim për Mikel Alinë, 2 vite më shumë nga sa kishte kërkuar Prokuroria në seancën e parafundit, por për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, dënimi iu ul me 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 21 vite e 4 muaj burg.
/a.r