Diçka e tillë u bë sipas prokurorisë për të shkuar më së shumti tek motivet që çojnë në dhunën ndaj tyre. Por që nga miratimi i krijimit të regjistrit të posaçëm ende nuk ka një sistem të automatizuar dhe funksional mes institucioneve.
Sipas prokurorisë së përgjithshme të dhënat e çdo institucioni nuk duhen të shërbejnë për përdorim të brendshëm, por qasja duhet të jetë për bashkëpunim në nivel kombëtar.
Në vitin 2020 koeficenti i kriminalitetit për 100 mijë banorë në veprat penale kundër fëmijëve ishte 48 përqind, ndërsa në vitin 2019, 43 përqind. Institucionet shqiptare kanë krijuar dhe grupet e deputeteve siç janë “Miqtë e fëmijëve” me rezoluta apo dhe misione të tilla si në këtë rregullore, por nismat dhe veprimet shtetërore thjesht shkruhen në letër.
“Miqtë e Fëmijëve” është një bashkim vullnetar i deputetëve të Kuvendit, pa dallim bindjeje dhe përkatësie politike, me misionin për të nxitur nismat dhe veprimet shtetërore në mbështetje dhe mbrojtje të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri”. A2