Chelsea u mjaftua me një gol ndaj Malmo, në takimin për xhiron e katërt të grupeve të Champions League (0-1).
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me londinezët që ishin më kërkues. Goli do vinte në të 56-tën, kur Ziyech shfrytëzon më së miri një pasim të Odoi dhe dërgon topin në rrjetë. Skuadra do kërkonte edhe “rrjetën” e sigurisë, por pa ia dalë dot.
Wolfsburg mundi 2-1 Salzburg. Baku realizoi për vendasit pas 3 minutash, ndërsa Wober barazoi pas gjysmë ore lojë.
“Ujqërit” triumfuan falë golit të Nmecha pas 60 minutash lojë.Pas pak luhen takimet e tjera.