Policia e transportit në Paris qëlloi dhe plagosi rëndë një burrë që i kërcënoi me thikë në stacionin e trenit të Parisit, Saint Lazare, pasi thirri “Allahu Akbar”.
Sulmuesi ra në shina dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet në një gjendje të rëndë për jetën.
Kjo ngjarje ka ndodhur pasi ai është ndalur për mosmbajtjen e maskës, ku dhe ka refuzuar. Më pas, ai nxori thikën e tij dhe iu drejtua agjentëve duke bërtitur “Allahu Akbar”.
Sipas dokumenteve të identitetit të gjetura në trupin e tij, burri ka lindur në vitin 1974 dhe ka qenë i njohur për policinë për kërcënime dhe dhunë të mëparshme, por nuk ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës.
Tashmë është hapur një hetim për “tentativë vrasje”, terrorizëm” dhe “dhunë me armë”./m.j