Janë zbardhur të tjera detaje nga ekzekutimi ish-policit, Xhelal Reçi mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit.
Viktima është qëlluar sapo kishte parkuar makinën dhe po mbushte ujë pranë biznesit të tij në Laç. Ai është qëlluar nga dy persona që kanë dalë nga një makinë dhe e kanë qëlluar me tre plumba pistolete.
Vetëm pak pas ngjarjes një makinë e djegur e gjet disa kilometra larg vendit të ngjarjes që dyshohet se u përket autorëve. Në këtë makinë rezultuan targa greke të mbivendosura, ndërsa vetë makina ishte e vjedhur para një muaj në Mbrostar të Fierit. Në brendësi të makinës nuk raportohet se jenë gjetur se sende që mund të ndihmojë grupin hetimor në identifikimin e autorëve.
/b.h