SPAK ka dhënë pretencën për ish-zyrtarin e policisë së Vlorës akuzuar për trafik narkotikësh dhe grup kriminal.
Për Gjergj Kohillën ish-shefin kundër krimit të organizuar në vlorë SPAK ka kërkuar 8 vite burg.
Për Sokol Boden ish-shefin e stacionit policor Dhërmi dosja është veçuar, pasi ai nuk e ka pranuar gjykimin e shkurtuar.
2-ish zyrtarët akuzohen se kanë bashkëpunuar me grupin kriminal Habilaj për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit drejt Italisë.
Fillimisht ata u hetuan së bashku me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorine policisë së vlorës Jaeld Çela por më pas për shkak se ato vijojnë arratinë, çështja e tyre u veçua.
/b.h