Nga 2,115 testime të kryera, në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë me Covid 413 qytetarë.
Janë këto të dhënat e 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, e cila shton se gjithashtu 341 pacientë janë shëruar.
Në raportin ditor thuhet se 8 pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm.
Raportimi i plotë:
Janë kryer 2,115 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 413 qytetarë, në këto bashki:
192 në Tiranë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, Elbasan, 15 në Fier, Gjirokastër, Berat, 12 në Sarandë, 9 në Lushnje, 8 në Shkodër, Durrës, 7 në Patos, 6 në Dimal, 5 në Mallakastër, Himarë, Korçë, 4 në Krujë, Vorë, Rroskovec, Përmet, Skrapar, 3 në Lezhë, Mirditë, Delvinë, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Selenicë, Konispol, Tepelenë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Has, Shijak, Dibër, Mat, Divjak, Kolonjë, Kuçovë.
Janë 7,756 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 64- 77 vjeç dhe një qytetar nga Saranda 71 vjeç.
Janë shëruar 341 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,620 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (31 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 413
Të shëruar në 24 orë 341
Të shtruar në spitale 163
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2,115
Testime totale 1,306,337
Raste pozitive 185,300
Raste të shëruara 174,620
Raste Aktive 7,756
Humbje jete 2,924
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,896
Fier 882
Durrës 614
Shkodër 513
Elbasan 359
Vlorë 351
Gjirokastër 285
Berat 256
Korçë 195
Lezhë 193
Kukës 127
Dibër 85