Verilindja e Shqipërisë duket se nuk po gjen qetësi këtë të premte. Një tjetër tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është shënuar rreth orës 12:23. Tërmeti ka rënë pak kilometra nga Bulqiza dhe ka patur një thellësi prej 2 km.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Shupenzë, mes qytetit të Bulqizës dhe Peshkopisë.
Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të ditës së sotme, zona u godit nga një numër i madh tërmetesh, të cilët shkaktuan panik dhe frikë te banorët. Madje disa prej tyre u ndjenë dhe në Tiranë
/a.r