Kryeministri Rama tha se drejtuesit e ujësjellësit në të gjithë vendin nuk do të zgjidhen më në të njëjtën mënyrë siç janë zgjedhur deri më tani, pasi Qeveria nuk do ta lejojë më këtë.
“Do ndërtojmë një proces ndërveprimi me partnerët dhe me ju, me kryetarët e bashkive për të riorganizuar të gjithë sistemin, për atë që nuk do të dojë të kuptojë. Nuk mungojnë as pagat, as sigurimet e punonjësve. Është pasqyra më dëshpëruese e papërgjegjshmërisë. As Korça dhe Pogradeci janë një stad tjetër, nuk i paguajnë dot kreditë. Duam të ndalojmë këtë papërgjegjshmëri. Ju e dini vetë se çfarë bëni por përgjegjësia duhet të jetë e drejtpërdrejtë, që nga drejtuesit te kushdo që ka përgjegjësi administrimi. Rekrutimet për drejtuesit nuk do të bëhen më siç janë bërë deri më tani, nuk do ta lejojmë ne dhe do të kërkojmë edhe ndihmën e partnerëve tanë. Për të bërë një rekrutim serioz për ndërmarrjet. Nuk janë mall i huaj që t’i biesh me top. Njerëz që nuk shkojnë fare në punë apo njerëz që shkojnë dhe bëjnë dëme”, tha Kryeministri.
Kreu i qeverisë paralajmëroi kryebashkiakët për guroret duke theksuar se të qëndroni larg kësaj pune. Sipas Ramës, këtu shumë shpejt do të jenë kompanitë që shfrytëzojnë malet. Kreu iq everisë theksoi se ato ndërhyrjet sociale mbajnë erë të keqe për fat të keq.
“Guroreve i dilni për zot por nuk ka asnjë letër nga ana e Bashkive në ministrinë e Mjedisit ku të thuhet se kjo kompani nuk ka mbjellur asnjë pemë. Nuk ka, asnjë. Sa i përket guroreve, iu lutem që t’i qëndroni larg kësaj pune. Këtu shumë shpejt do të jenë kompanitë që shfrytëzojnë malet. Ato ndërhyrjet sociale mbajnë erë të keqe për fat të keq”, tha Rama.
g.kosovari