Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se qeveria nuk ka bërë asnjë lloj investimi në qarkun e Dibrës për sa i përket energjisë elektrike.
Mziu ka treguar një foto të një kabine elektrike të Dibrës, ku sipas tij është e mbuluar me hashash. Ai theksoi se këto foto vërtetojnë bashkëpunimin e OSHEE me kultivuesit e kanabisit.
“Për qarkun e Dibrës që në 8 vite s’është bërë asnjë lloj investimi, vazhdojnë të jenë ato tela dhe transformatorë para viteve ’90 , ja po ju tregoj fotot. Kjo nuk është thjesht një kabinë elektrike, por te ky transformator hashashi ka mbuluar komplet atë. Kjo tregon bashkëpunimin e OSHEE me kultivuesit e hashashit, besoj mjafton si replikë”, tha Mziu.
Me sa duket, deputeti i Dibrës i ka ‘vjedhur’ zanatin Sali Berishës duke denoncuar me foto të paverifikuara dhe që ia dërgojnë qytetarët dixhitalë.
/a.r