Stafi i aktorit Alec Baldwin përdori në sheshxhirim plumba të vërtetë. Kjo është ajo që doli pas raportit të ri të publikuar. Anëtarë të stafit të xhirimeve e kishin përdorur armën që Baldwin vrau kineasten, për të qëlluar disa kanoçe birre teksa shtynin kohën. Me mediat kanë folur disa persona të shesh-xhirimit dhe kanë zbuluar detaje të tjera nga ngjarja që tronditi botë, ku mbeti i plagosur edhe regjisori i filmit.
Para se të ndodhte tragjedia, asistenti i parë i regjisorit David Halls u tha anëtarëve të ekuipazhit se revolveri që po i dorëzohej Baldwin-it, ishte një ‘armë e ftohtë’, një term i përdorur nga kineastët për të treguar se arma është e sigurt për t’u përdorur dhe jo e ngarkuar me municion të vërtetë, por as ai nuk ishte në dijeni të asaj çfarë kishte ndodhur më parë.
Stafi punonte me buxhete staf të shkurtuar dhe të gjithë ishin të pakënaqur me rrogat e tyre, kjo çoi edhe në pakujdesinë që mori një jetë.
g.kosovari