42-vjeçarja ndërroi jetë nga plagët e marra javën e kaluar, pasi 63-vjeçari qëlloi me armë gjatë xhirimit të filmit “Rust” në New Mexico, shkruan “Today.com”. Hilaria Baldwin, e cila është 37 vjeç, theu heshtjen të hënën, kur postoi një status në Instagram-in e saj. Në të shkruhej:
“Zemra ime është me Halyna-n, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të dashurit e tyre. Dhe me Alec-un tim. Thuhet ‘nuk ka fjalë’, sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Thyerje zemre. Humbje. Mbështetje”,- shkroi ajo.
Reagimi i instruktores së yoga-s vjen disa ditë pasi Alec bëri një deklaratë rreth kësaj ngjarje. Ai shprehu ngushëllimet e tij për familjen Hutchins dhe vuri në dukje se ishte në kontakt me ta pas asaj që ndodhi.
Aktori u fotografua gjithashtu duke u përqafuar me bashkëshortin dhe djalin nëntë vjeçar të së ndjerës, pasi dolën nga hoteli ku po qëndronin bashkë. Bashkëshorti i Hutchins tha se Alec e ka mbështetur gjatë gjithë kohës dhe se ishte i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në nder të viktimës.