Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në kuadër të masave që ka marrë për përballimin e furnizimit me energji elektrike, i ka kushtuar vëmendje, fuqizimit të logjistikës për monitorimin dhe minimizimin e numrit të difekteve dhe kohëzgjatjes së tyre.
Pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE është krijuar sistemi Call Center 042 274 141, i cili do të rrisë efektivitetin e zgjidhjes së defekteve, pas raportimit pranë kësaj qendre, të problematikave në furnizimin me energji elektrike nga ana e abonentit në të gjithë vendin.
Gjithashtu, janë bërë publikë numrat e dispecerive për të gjitha rajonet, të shpërndara në media në formë harte.
Pranë Dispecerise TL Qendër po ndiqet rregjimi i punës së pajisjeve, ngarkesat në transformatorët e fuqisë, ngarkesat në linjat 35 kV si dhe fidrat që mund të paraqesin probleme mbingarkese.
Me seriozitet do të ndiqet shperndarja e flukseve gjatë orëve të pikut 17.00 – 22.00. Me këtë rast, I bëjmë apel konsumatorëve të jenë efficient me orarin për përdorimin e pajisjeve elektroshtëpiake gjatë këtij piku!.
Ngarkesa në tranfsormatorët e fuqisë 110/20 kV në nënstacionet që furnizojnë Tiranën në orët e pikut paraqitet si më poshtë:
Nënstacioni Ngarkesa % transformatoreve
Viti 2015 Viti 2014
1 N/st 220 kV Tirane 56 53
2 N/st Qendër 47 100
3 N/st Selitë 90 75
4 N/st Traktora 97 84
5 N/st Kashar 82 73
Punimet e kryera
- Janë ndërruar TR e rrymës në fidrin nr 120 Nënstacioni Kinostudio, duke bërë të mundur rritjen e ngarkesës në këtë fidër.
- Po mbahet në kontroll regjimi i ngarkesave në linjat 35 kV kryesisht në linjat Nst Rajonal – Mëzez, Shkozet – Shijak, L 35 kV Patos – Matke.
- Për sa me sipër u bë kalimi i ngarkesës nga fidri F 111 ne F 107 N/st Mëzes, që çon në uljen e ngarkesës në L 35 kV Nst Rajonal – Mëzez.
Nga Drejtoritë Rajonale po punohet në fidrat TM duke shpërndarë ngarkesën sipas kapacitetit të çdo fidri dhe konkretisht:
Është stabilizuar regjimi i ngarkesave te fidrat 324/ Nst Selitë, C6/ Nst Traktora, L10/ Nst Qendër, L5/Nst Qendër, F 325/ Nst Selitë, A12/ Nst Rajonal, F13, F5, F18, F17 / N/st Kashar.
Për të rritur shpejtësinë në lokalizimin e difekteve në rrjetin shpërndarës TM janë vendosur ndarësa në fidrat e gjatë si dhe riparimi i ndarësave ekzistues. Janë vendosur shkarkuesat në fidrat nr 28 dhe 36 nst Selitë, fidrat 65 dhe 85 N/st Traktori.
Grupet e gadisherisë së OSHEE, prej 1300 punonjësish po punojnë për riparimin e difekteve në kabinat fundore të fidrave kryesisht rurale dhe kthimin e energjisë në kohë sa më të shpejtë në zonat pa energji si më poshtë:
Cërrunje, Gramsh, Pjesërisht Orenjë (Elbasan); Zejmen, Kallmet, Kacinar (Lezhë), Zues, Koman, Bushat (Shkodër); Domaj, Gjinë, Kalimash pjesërisht (Kukës); Gurrez (Lac)