Një ndërtesë 63 katëshe pranë qiellgërvishtëses më të lartë të botës në Dubai (Burj Khalifa) është pushtuar nga flakët, në kushtet kur pritej që të niste festa e fishekzjarreve për ndërrimin e viteve.
Pak përpara nisjes së shfaqjes së fishekzjarreve në Dubai është parë që pallati është zënë nga flakët. Ende nuk dihen shkaqet, teksa akoma nuk raportohet për ndonjë viktimë të mundshme.