Një defekt në nënstacionin e energjisë elektrike në qendër të Kryeqytetit ka bërë që shumë pjesë të Tiranës të mbesin pa energji elektrike. Lajmin e ka bërë të ditur vetë OSHEE e cila përmes një njoftimi zyrtar shkruan se ka patur një defekt në nënstacionin që gjendet në fillim të bulevardit “Zogu I”.
Sipas njoftimit zonat që kanë mbetur pa energji elektrike janë Ish Blloku, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës dhe zonat përreth.
Nuk dihet ende edhe sa kohë do të qëndrojë pa energji qendra e Tiranës, ndërsa puna për riparimin e defektit ka nisur.