Faqja online e gjigandit britanik të BBC u sulmua këtë 31 dhjetor nga disa hakera, duke bërë që shërbimet e saj në internet të ishin të bllokuara në mëngjes.
“Të gjitha faqet e internetit të BBCsë ishin të bllokuara sot në mëngjes për shkak të një sulmi kibernetik”, njoftoi kanali televiziv në një artikull të publikuar në seksionin “Teknologji” të faqes së tij të internetit.
“Faqa e BBCsë tashmë është në funksionim normal. Ne kërkojmë ndjesë për këtë shqetësim”, deklaroi më pas një zëdhënës i kanalit televiziv në një komunikatë.