Ka ndërruar jetë i plagosuri Demir Backa në atentatin e ndodhur sonte në Fier.
Fillimisht ai u dërgua për në spital në gjendje të rëndë, ndërsa mësohet se nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.
Disa minuta pas plagosjes me armë zjarri në Fieri, një makinë është gjetur e djegur në zonën e Bypassit të këtij qyteti.
Dyshohet se makina është e autorit ose autorëve të kësaj ngjarje. Kujtojmë se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A.B. rreth 50 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit tek ish-QTU. Autori ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje.
I plagosuri ka qenë brenda automjetit të tij tip “Audi” e cila ishte e parkuar në zonë. Ai është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë teksa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Raste të tilla kur janë gjetur makina të djegura shumë pranë zonës së ngjarjes, e bën atë të konsiderohet atentat.