Fieri u trondit mbrëmjen e sotme nga disa të shtëna me armë ku mbeti i plagosur një 50-vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Në Bypass-in e Fierit në këto momente po digjet nje mjet që dyshohet të jetë i autorëve.
Autori qëlloi mbi 50-vjeçarin nga një makinë në lëvizje ndërkohë që i plagosuri ndodhej në mjetin e tij të parkuar tip “Audi”./m.j