Policia Italiane ka arrestuar një shqiptar, pasi ky i fundit kishte tentuar të hynte në shtëpinë e fshqinjit të tij të moshuar për ta grabitur atë. Por shqiptari është ndaluar nga një tjetër fshqinj me shtetësi rumune, i cili teksa ka pikasur këtë të fundit ka ndërhyrë dhe e ka ndaluar, duke e dorëzuar 25 vjeçarin në polici.
Gjatë momentit kur rumuni ka kapur të riun shqiptar, ky mbante në duar disa bizhuteri ari, një orë dhe disa sende të tjera. Ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë së të moshuarit 75 vjeçar, i cili nuk gjendej në banesë.
Rumuni ka dëgjuar zhurmat dhe kur i është afruar apartamentit të të moshuarit është përballur me 25 vjeçarin shqiptar dhe pas konfliktit, ai ka mundur ta bllokojë atë dhe të ulërasë.
Të bërtiturat kanë tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë në ndërtesë, të cilët kishin lajmëruar policinë. Tani shqiptari akuzohet për grabitje dhe dhunë.
Ngjarja ka ndodhur në 27 dhjetor ne qytetin e Sesevo-s.