Mijëra qytetarë të Tokios në Japoni kanë festuar ardhjen e Vitit të Ri duke lëshuar tullumbace të mbushura me helium, duke mbushur kështu qiellin me balona, të cilat shndërrisnin nën orkestrimin e fishezjarreve. Japonia feston ardhjen e Vitit të Majmunit (sipas kalendarit zodiakal japonez).
Ndërsa në një tjetër vend të Japoni, disa burra të veshur me kostumet e quajtura Namahage, kanë kërcyer një ritual tradicional. Namahage konsiderohet si mesazheri i shenjtë që sjell fat drejt njerëzve. Personat të veshur me këtë kostum kanë kaluar në formën e një parade pranë shtëpive duke bërtitur e thërritur drejt fëmijëve që të sillen mirë, në njërën prej riteve më të njohura Japoneze.