Nënkryetari i Komisionitë të ligjeve dhe anëtari i komisionit të reformës në drejtësi, Oerd Bylykbashi deklaron se PD është e dedikuar për një reformë të mirëfilltë në drejtësi dhe në afate të qarta, sipas propozimeve të Komisionit të Venecias.
“Kjo do të ishte e garantuar në opinionin e tij, nëse edhe për këtë reformë të rëndësishme formati i komisionit të ishte bipartizan, si ai që u ngrit për reformën zgjedhore”, thotë ai.
Sipas Bylykbashit, Parlamenti shqiptar e ka provuar këtë dhe ideja e tij është që një format i tillë të ndiqet edhe për reformën në drejtësi.
“Demokratët për hir të ndërmjetësimit ndërkombëtar pranuan në verë të ulen në komisionin e e posaçëm parlamentar për këtë reformë në formatin me numër të barabartë anëtarësh, por më një kryetar, vota e të cilit ka vlerë sa e dy deputetëve kur palët nuk janë dakord”, thekson.
Bylykbashi që është edhe anëtar i këtij komisioni pyet nëse është më pak e rëndësishme reforma në drejtësi se ajo zgjedhore për të cilën forcat politike unanimisht ngritën komisionin bipartizan?
Sipas tij, edhe rezoluta parlamentare e 24 dhjetorit i orienton forcat politike drejt formateve të tilla.
“Komisioni i Venecias inkurajoi palët që të riformulojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese dhe sipas kryetarit të tij një shembull i freskët që ia vlen të ndiqet është kompromisi politik për dekriminalizimin, i cili gjithashtu u mbështet në bazën e rekomandimeve që ky komision i dha politikës sonë në verë”, tha ai.