Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se Kryebashkiaku Erion Veliaj ka larguar nga puna rreth 400 punonjës të UKT-së. Leonard Olli e ka cilësuar këtë si një veprim që mund të vijë vetëm nga një mendje malinje dhe nga një zemër prej katili.
“Është e dhimbshme, sot në një ditë kaq simbolike për shqiptarët dhe botën mbarë, të mësosh se Erion Veliaj dhe argati i Koço Kokëdhimes pushuan 400 punonjës të UKT. Ky është krim! Kjo bande cubash, që gënjyen paturpësisht publikisht se çmimi i biletës nuk do të ngrihej, në mesnatën e djeshme, si hajna, ngritën me 100 lekë çmimin e biletës së transporti urban, në këmbim të ryshfetit, një aferë prej 6 milion $ në vit. Me buxhetin e rrënimit dhe paketën fiskale të grabitjes së qytetarëve, të cilët do të paguajnë 50 milion $, për drejtorin e Ramës në Bashki, ata tashmë nuk ndalen. Sot, 400 familje, në vend të gëzimit në vatrat e tyre kanë lajmin e hidhur të të qenit të papunë, pra pa bukë. Vetëm një zemër katili, një mendje malinje si ajo e Veliajt, mund të bëjë “dhurata” të tilla! Çfarë turpi! Solidaritet dhe mbështetje të plotë për të gjithë punonjësit e pushuar, me fjalën se do bëjmë betejën tonë të radhës në Këshillin Bashkiak, për të drejtën e tyre me jetike, atë të punës!”, shkruan Olli