Ambasada ruse në Serbi e ka komentuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku dy shtetas rusë janë shpallur si ta padëshirueshëm. Ata kanë thënë se ky vendin nuk ka asnjë efekt juridik.
“Ne nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, ‘qeverinë’ rajonale dhe strukturat e tjera. Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se janë shpallur persona non-grata dy zyrtarë rusë.
Sipas Osmanit, zyrtarët që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë janë të padëshirueshëm në Kosovë.
“Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e presidentes.