Eksperti Mjeko-Ligjor Arbën Kreci nisur edhe nga rrethanat në të cilat humbën jetën 4 shtetasit rusë rendit shkaqet kryesore të cilat mund të ketë shkaktuar ngjarjen.
“Në rastin konkret të vdekjes janë 2 ose 3 mundësi në gjykimin tim. Mund të jetë një asfiksim nga klori që është jashtëzakonisht e mundur, mund të jetë një asfiksim nga dioksidi i karbonit të cilat pak a shumë shenjat i kanë të përafërta, vdekja vjen shumë shpejt.
Nëse sasia e klorit kalon pragun e limitit të lejueshëm kemi të bëjmë me një bllokim të muskulaturës të thithjes dhe hapjes së mushkërisë. Ky bllokim vjen për 5 deri në 10 minuta. Mendohet që saunat përdorin atë pjesën e djegur për nxehjen dhe për ngrohjen dhe djegia që bëhet te saunat nuk është e plotë, por çdo material i cili nuk bëhet djegie e plotë çliron dioksid karboni dhe duke çliruar dioksid karboni është një mundësi që asfiksia të vijë nga pjesa e saunës,” tha Kreci.
/b.h