Është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve në Kosovë, krahasuar me ditët e fundit. Sot Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 17 raste të reja me Covid.
Sakaq, në 24 orët e fundit një qytetar ka humbur jetën si pasojë e virusit. Sot janë shëruar 86 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
19 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.
Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes
Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.
Në total numri i rasteve aktive është 562.
/b.h