Pas Belgjikës edhe Britani e Madhe ka rritur nivelin e vigjilencës dhe masave të sigurisë nga frika e sulmeve të mundshme terroriste. Të paktën 2 mijë efektivë të forcave të sigurisë të armatosur janë në patrullim nëpër rrugët e Londrës, pasi janë siguruar informacione për roganizimin e sulmeve terroriste gjatë festimeve të ndërimit të viteve.
Sipas informacioneve të siguruara nga “Scotland Yard”, një prej qyteteve më të rëndësishme të Evropës mund të jetë në qendër të sulmeve.
Sipas dyshimeve, Londra është qyteti më i rrezikuar, pasi përbën një prej objektivave kryesor të terroristëve.
Një ditë më parë në Bruksel u anulluan të gjitha aktivitete festive për natën e ndërrimit të viteve.
Pikërisht frika nga sulmet terroriste bëri që autoritetet të merrnin këtë vendim.