Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Rusis dhe Ukrainës rikonfirmuan sot angazhimin e tyre për një armëpushim dhe një tërheqje pa vonesa të armëve të rënda në lindje të Ukrainës gjatë një bisede telefonike, njoftoi presidenca franceze në një komunikatë.
Angela Merkel, François Hollande, Vladimir Putin dhe Petro Poroshenko njoftuan gjithashtu për përgatitjen e zgjedhjeve lokale në Donbas që pritet të zhvillohen në fillim të vitit.
“Krerët që nuk kishin biseduar të katërt që prej takimit të fundit në Paris më 2 tetor, theksuan rëndësinë e një aplikimi të plotë të masave të marrëveshjes së Minskut në vitin 2016”, sipas kësaj komunikate.
“Ata ranë dakord për një mbledhje të ministrave të tyre të Punëve të Jashtme për të vendosur pikat përfundimtare për aplikimin e paketës së marrëveshjes së Minskut deri në fillim të shkurtit”, thuhet në këtë komunikatë.