Ata u ndanë, ata janë përsëri bashkë, është më mirë pa unazë… Telenovela “Wanda Nara-Mauro Icardi” vazhdon dhe pasurohet me një kapitull të ri, tepër pikant. Këtë herë në qendër të thashethemeve janë mesazhet që e dashura e dyshuar, Eugenia Suarez, e njohur si Kina, i ka dërguar fshehurazi sulmuesit të PSG. “Clarin” i ka zbuluar. Sipas njerëzve të afërt me çiftin, Icardi dhe aktorja e modelja argjentinase kanë pasur shkëmbim mesazhesh private.
Wanda ka mësuar për shkëmbimin e mesazheve përmes Instagramit dhe prej aty ka shpërthyer kriza. “Do të doja të të takoja në një bar, në një pjesë të botës ku askush nuk të njeh”, – i ka shkruar Eugenia Suarez futbollistit të PSG. “Mesazhet janë shkëmbyer, por nuk ka asgjë serioze mes tyre. Ata nuk e kanë parë kurrë njëri-tjetrin”, – saktësojnë miqtë e çiftit për “Clarin”.
Madje, ata sigurojnë: “Wanda dhe Mauro nuk do të ndahen”. Kriza mes çiftit më të përfolur të momentit nuk duket përfundimtare dhe pajtimi mund të jetë afër.