Opinionisti Shkëlzen Gashi ka thënë se këto zgjedhje treguan se Vetëvendosje u ndëshkua për udhëheqjen e keqe në komunat që kishte dhe për përzgjedhjen e gabuar të kandidatëve në disa komuna.
Megjitatë, ai thotë se emancipimi që ka ndodhur në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit ka vazhduar.
Gashi në Rubikon tha se rasti i Gjilanit është më interesanti dhe se nëse Vetëvendosje të vepronte njëjtë edhe me komunat tjera do të ishte më e suksesshme.
“Nëse Vetëvendosje do të kishte kandidatë të mirë sikur në Gjilan do t’i kishte sfiduar edhe Pejën, Gjakovën dhe Ferizajn do të mund të kishte fitore”, ka thënë Gashi.
Gashi tha se prapë se prapë nuk janë zgjedhje nacioanle dhe kjo ka ndikim të madh. Po ashtu, arsye për këtë rezultat të Vetëvendosjes është edhe mosardhja e diasporës s’ka ardhur sikur më 14 shkurt.
/a.r