Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, ka premtuar heqjen e prostitucionit në vend, duke theksuar se lejimi i tij “skllavëron” gratë.
Gjatë një kongresi tre ditor të partisë së tij në Valencia, Sánchez u zotua të ecë përpara me një premtim për të nxjerrë jashtë ligjit prostitucionin. Ky vendim i kryeministrit spanjoll ishte pjesë e manifestit zgjedhor të partisë së tij të majtë në vitin 2019. Manifesti u quajt në atë kohë: Prostitucioni, “një nga aspektet më mizore të feminizimit të varfërisë dhe një nga format më të këqija të dhunës ndaj grave”.
Prostitucioni ka lulëzuar në Spanjë që kur praktika u dekriminalizua në vitin 1995. Një raport i Kombeve të Bashkuara, i vitit 2011, citoi Spanjën si kryeqytetin e tretë më të madh të prostitucionit në botë, pas Tajlandës dhe Porto Rikos. Vlerësimet e fundit tregojnë se të ardhurat nga tregtia e brendshme seksuale e Spanjës shkojnë në 26.5 miliardë dollarë në vit, me rreth 300,000 njerëz që punojnë në industri.
g.kosovari