Ylli i Real Madridit, kolumbiani James Rodriguez, mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Ai është i pakënaqur me hapësirën e kufizuar qe ka per t’u aktivizuar, nderkohe qe është duke shqyrtuar mundësine e largimit nga Santiago Bernabeu.
Sipas mediave vendase, Manchester United është i gatshëm ta transferojë James në Old Trafford.
Ekipi anglez ka ndarë 200 milionë euro për përforcime në verën e vitit të ardhshëm dhe njëri prej tyre mund të jetë James Rodriguez.