Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë ndërsa dy persona kanë qenë në shenjeshtër të një atentati me armë zjarri. Disa persona të maskuar që udhëtonin në një automjet të zi kanë qëlluar me brëshëri automatiku në drejtim të Rudin Haxhia dhe Klajdi Haxhia. Të dy këta shtetas janë nisur me urgjencë në Tiranë pasi ndodhen në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plagëve të marra.
Mësohet se Rudin Haxhia është një ish-efektiv i policisë dhe aktualisht zotëron dy disko. Ai i ka shpëtuar katër atentateve, dy prej të cilave me tritol. Ngjarja e sotme ka ndodhur në aksin Bistricë – Sarandë.
Në shkurt të këtij viti Rudin Haxhia 39 vjeç është plagosur edhe me thikë dhe mjete të forta nga katër persona pranë lokalit të tij në Sarandë.