Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur prej orës 15:00 një takim në selinë blu me një delegacion nga Senati Amerikan si dhe ambasadoren Yuri Kim.
Delegacioni i cili shoqerohet nga diplomatja amerikane Yuri Kim, përbëhet nga të deleguar të Senatit amerikan, me zyrtarët si: Robert Karem, Paul Groce, Mike Levine, Alex MacFarlane dhe Tobei Arai.
Delegacioni u prit nga nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.
Kujtojmë që pak ditë më parë DASH dergoi ne kongresin, raportin mbi vendimet që janë marrë gjatë vitit 2021, për kufizimin e vizave dhe shpalljen “non grata” të zyrtarëve apo politikanëve të përfshirë në akte korruptive në të gjithë botën.
Në raportin që DASH i ka paraqitur Kongresit amerikan, ish-kryeministri Sali Berisha renditej i treti në listën e personave të shpallur non grata, ndjekur nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, djali Shkëlzen Berisha dhe vajza e tij Argita./m.j