Një familje shqiptare në Londër është përballur me një situatë të pazakontë së fundmi. Dy të rinj, të cilët pretendonin se ishin policë kanë shkuar në shtëpinë e tyre.
Dyshohet se ata kishin shkuar për të vjedhur. Mirëpo, të rinjtë janë kapur mat dhe janë filmuar nga shqiptarët.
Aty dëgjohen edhe të sharat e shqiptarit, i cili u përball papritur me dy të rinjtë që nuk janë shqiptarë, por të huaj.
Pasi kanë kuptuar që kanë rënë në një “vend të gabuar”, punonjësit e kamufluar të policisë janë larguar me vrap.
Ata janë ndjekur deri në një pikë nga e zonja e shtëpisë. Videoja është bërë virale dhe është publikuar nga dhjetra media lokale./m.j