Qeveria ka vendosur që të japë shpërblim edhe për efektivët dhe punonjësit e Gardës së Republikës për festat e fundvitit. Në vendimin e qeverisë, i publikuar në Fletoren Zyrtare më datë 29 dhjetor shkruhet se masa e shpërblimit do të jetë 1 pagë mujore.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 35, të ligjit nr. 8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe të ligjit nr. 160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpërblimin e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë, në vlerën 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë.
- Efekti financiar për përballimin e këtij shpenzimi të mbulohet nga fondi i pagave, i planifikuar për vitin 2015, për programin buxhetor “Garda e Republikës”.
- Masa e shpërblimit të jetë deri në 1 (një) pagë mujore. 4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.