Koreja e Veriut është një nga bastionet e fundit të komunizmit në botë, vend i mbyllur dhe që ngjall kureshtje. Ja dhjetë gjëra që mund të mos i dini për vendin aziatik:
- Koreja e Veriut ka ushtrinë më të madhe në botë me personel 7.7 milionë (përfshirë ushtarë aktiv, rezervistë dhe paraushtarakë). SHBA mendohet të ketë 1.5 milionë.
- Marijuana është e ligjshme dhe mund të blihet në treg.
- Në Phenian është stadiumi më i madh në botë, me kapacitet 150 mijë.
- Kalendari bazohet në datën e lindjes së Kim Il Sung: 15 prill 1912. Për koreanët tani jemi në vitin 103.
- Gjatë viteve ‘90, të gjithë mësuesit duhet të mësonin fizarmonikën.
- Për shkak të mungesës së plehrave, Koreja e Veriut u detyrua të përdorë feçe njeriu si pleh për prodhimin.
- Sipas biografisë zyrtare, Kim Jong Il ka mësuar të ecë pas 3 javësh.
- Koreja e Veriut ka tre kanale televizive, dy prej të cilave janë në transmetim vetëm në fundjavë, ndërsa i treti mund të shikohet vetëm në mbrëmje.
- Zgjedhjet mbahen çdo pesë vjet, por ka vetëm një parti.
- Blue jeans janë të paligjshme, pasi përfaqësojnë kapitalizmin amerikan.
- Gratë kanë të drejtë të zgjedhin 28 modele flokësh, ndërsa meshkujt vetëm 10.
Independent