Konferenca e Kryetarëve vendosi ditën e sotme se që nga seancës e së enjtes gazetarët do lejohen të jenë të pranishëm në lozhat e sallës së seancës plenare. Ky vendim, vjen pas 1 viti qëkur gazetarët u detyruan të qëndrojnë jashtë sallës së seancave për shkak të pandemisë COVID-19.
Parlamenti transmetohej me regji qendrore dhe gazetarët kishin mundësi për të ndjekur deputetët vetëm jashtë sallës. Më herët u vendos që gazetarët e vaksinuar ose me test PCR kundër COVID-19 mund të ndjekin komisionet parlamentare në Kryesinë e Kuvendit. Tashmë ata do të pozicionohen në llozhat e sallës për ta ndjekur nga afër.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Alfred Rushaj kërkoi heqjen e kufizimit të seancës në kohëzgjatje. Sipas rregullores një seance normale parlamentare zgjat 5 orë, dhe me këtë kërkesë, seanca mund të zgjatet.
g.kosovari