Ilir Shaqiri rrëfeu se disa vite më parë kishte tradhtuar të shoqen dhe për shkak të këtij veprimi rrezikoi të humbiste gjërat më të rëndësishme të jetës së tij.
“Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint.
Gruas i thashë se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë.
Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tha balerini i njohur shqiptar, që jeton në Itali.
Ai shprehu më tej mirënjohjen për bashkëshorten e tij italiane, e cila pati ‘’inteligjencën dhe besimin’’ që t`ia falte këtë gabim, që mund t`i kishte kushtuar rëndë.
“Kam një grua të mrekullueshme… u tregua shumë inteligjente dhe më fali. Edhe vajza ime nuk kuptoi asgjë nga ajo histori se çfarë kishte ndodhur”, u shpreh ai.