Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar se në mesin e temave të rundit të ardhshëm të bisedimeve Beograd – Prishtinë, që do të mbahet në janar në Bruksel, do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Asociacionin e Komunave serbe, të cilin ai nuk deshi ta komentonte. “Nuk ka zgjidhje të lehta për Kosovën” , tha kryeministri, transmeton “Veçernje Novosti”, përcjell Koha.net.
Vuçiç ka theksuar se Beogradi është gjithmonë i gatshëm për të zhvilluar dialog dhe për të bërë kompromise, por jo nëse dikush përreth apo në botë të mendojë e se mund ta nënçmojë Serbinë.