Aeroplanmbajtësja amerikane “US Harry S.Truman” pothuajse është goditur me predha nga disa milicë iranianë të shtunën e shkuar, por lajmi nuk është publikuar deri mëngjesine sotëm për të shmangur incidentet e mëtejshme.
“NBC” ka cituar një zyrtar të Pentagonit i cili ka sjellë detaje të incidentit.
Luftanija amerikane po kalonte në ngushticën e Hormuzit kur është përballur me rojet iraniane.
Sipas burimeve Marina e Iranit po kryente disa ushtrime stërvitore në atë zonë dhe ka qëlluar drejt luftanijes amerikane.
Por Pentagoni mohot të ketë shkelur në ujërat iraniane.
Predha ka kaluar shumë afrër luftanijes e cila shoqërohej nga dy fregata, një amerikane dhe një franceze.