Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur sot për të diskutuar projektvendimin për taksat dhe buxhetin e Bashkisë për 2015. Këshilltarët e djathtë u shprehën kundër vendimit të Bashkisë për taksat, duke u shprehur se nuk është i bazuar në ligj.
Këshilltari i djathtë, Fabian Topollaj, tha se taksa e truallit e përfshirë në këtë vendim, nuk parashikohet në ligj.
“Ligji i ndryshuar për taksat vendore nuk ka hyrë ende në fuqi, dhe nuk është dekretuar nga Presidenti. Taksa e truallit nuk parashikohet në ligj. Vendimi për taksat nuk është i bazuar në ligj. Kjo është një gjë shumë i rëndë. Nëse ky vendim shkon në Gjykatë do të shpallet i pavlefshëm, madje konstatohet edhe shpërdorim i hapur i detyrës. Ne mendojmë se taksat duhet të jenë më të ulëta. Kërkojmë të parashikohen më shumë investime. Por theksojmë se aktet që ne miratojmë duhet të kenë vlefshmëri juridike”, u shpreh Fabian Topollaj, këshilltar i djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.