Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliç dhe patriarku Irinej kanë biseduar në Patriarkanë për mundësinë që pozitës së Kishës ortodokse serbe në Kosovë t’i propozohet modeli i Vatikanit.
Takimi i tyre është mbajtur në vlugun e përgatitjeve për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, e sipas paralajmërimeve të ekipit negociues serb, njofton gazeta “Novosti” e Beogradit, Qeveria serbe për rundin e ri të negociatave ka ndër mend ta paraqesë pikërisht çështjen e statutit të Kishës Ortodokse serbe (KOS) dhe të pasurisë së saj në Kosovë, transmeton Koha.net.
Nga Patrikana është kumtuar se kryetari dhe patriarku kanë shqyrtuar çështje të Kishës dhe të popullit në Kosovë me “me vështrim të posaçëm të perspektivës që mund të pritet pas hapjes së kapitullit 35 në negociata me BE-në”.
Nikoliq në platformën e vet të parë për Kosovën, para tre vjetësh kishte paraparë që KOS në kuadër të autonomisë esenciale të Kosovës, të ketë pozitën e Kishës Katolike, përkatësisht të Vatikanit, ndaj Italisë.