Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Berat-Dimal, në vendin e quajtur Moravë. Një mjet furgon mallrash, tip Benz, me targa AA 297 TH, ka devijuar në përpjekje për të parakaluar dhe është përplasur me një automjet tip Hunday, me targa AA 993 XI, ku udhëtonte një familje e tërë.
Si pasoj e këtij aksidenti janë plagosur katër pjesëtarët e familjes Bilbili: Resmi Bilbili që ishte drejtuesi i Hundait, bashkëshortja e tij Gjenovefa dhe dy fëmijët e çiftit: djali Riza dhe vajza Pamela.
Drejtuesi furgonit, 30-vjeçari Valter Belishaku është shoqëruar në polici, ku po jep edhe deklarimet në lidhje me aksidentin e rëndë. 4 pjesëtarët e familjes Bilbili, të gjithë të plagosur rëndë, janë transportuar me ambulanca me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat.
Burimet spitalore bëjnë me dije se pjesëtarët e familjes Bilbili janë në terapi intensive në Repartin e Reanimacionit në Spitalin Rajonal Berat. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar dinamikën e aksidentit të rëndë.
Burimet e para policore nga vendngjarja pohojnë se dyshohet që shkak për aksidentit e rëndë ka qenë lagështira në rrugë, shpejtësia e drejtuesit të furgonit dhe parakalimi i tij i gabuar./ bw
g.kosovari