Kriza energjetike/ Kryeministri bën sot publik planin e posaçëm për mbrojtjen e qytetarëve

Rama Konference (3)

Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë sot publik të ashtuquajturin plan të posaçëm për krizën energjetike të paralajmëruar në vend.

Ditën e djeshme qeveria pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme shpalli emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike, ndërsa kryeministri Rama deklaroi se vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumente financiare qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative.

Sipas tij, me këtë vendim i hapet rrugë dhe ekzekutimit të planit të posaçëm për ta përballuar këtë situatë. Rama theksoi se prioritet i qeverisë është mbrojtja e konsumatorëve, por edhe për bizneset e vogla.

Vendimi i marrë dje në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, parashikon ngritjen e një grupi ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës në furnizimin me energji elektrike.

Gjithashtu kërkohet nga shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë. Kjo gjendje sipas vendimit i shtrin efektet deri më 15 prill 2022.

Po dje kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se nuk bëhet fjalë për krizë energjetike, por për korrupsion dhe keqmenaxhim. Madje ai sulmoi OSHEE dhe KESH, duke i quajtur kuvli patronazhistësh dhe militantësh partie, teksa denoncoi se tre tendera të Furnizuesit të Tregut të Lirë për blerjen e energjisë ku çmimi është shumë më i lartë se çmimi i bursës, me një diferencë prej 10 mln eurosh.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com